E tradhton gruaja, ja si hakmerret

Share on Facebook1Share on Google+0Tweet about this on Twitter0Email this to someone

12Ata kishin vetëm 6 muaj të martuar kur 46-vjeçari zbulon se bashkëshortja e kishte tradhtuar. I nevrikosur në maksimum ai gjen një ide shumë origjinale për t’u hakmarrë ndaj së shoqes.
46-vjeçari Ian Cuthbert mori një nga fotot ‘hot’ të bashkëshortes dhe e ktheu në një poster në të cilin shkruhej: “ Të martuar në 16 mars 2013 , më tradhtoi pak muaj më vonë. Burra kini kujdes nga gratë tuaja!”. Posterin e shpërndau në shkolla, makina shtylla dhe kudo në zonën ku ata banonin. Zonja Alison Kidd u lajmërua nga miqtë për posterin dhe denoncoi në polici bashkëshortin e saj. Cuthbert pranoi akuzat për sjellje kërcënuese dhe abuzive. Nëna e dy fëmijëve shprehet se bashkëshorti i saj pësoi çrregullim mendor kur mësoi se ajo po e linte.
34-vjeçarja tashmë ka nisur procedurat e divorcit. “Jam shumë e lumtur që po e lë pas dhe të rifilloj jetën time. Unë isha e tronditur dhe e zënë ngushtë nga ajo që kishte ndodhur, por të jem e sinqertë për mua nuk ishte befasuese që ai bëri diçka të tillë. Ai ishte paranojak. Unë më parë kam marrë shumë tekste kërcënuese me e-mail nga ai. Nga policia dua vetëm të më sigurojë që mos e shikoj më atë njeri.”- ka deklaruar Alison Kidd.

/gazetashqip.eu/